Dëshironi të keni një transkript të saktë të skedarit tuaj audio ose video në gjuhën shqipe? Jeni të shqetësuar se mos kontraktoni transkriptues amatorë dhe ju dërgojnë një transkript plot me gabime të turpshme? Me TranscriptionServices.com mbarojnë edhe shqetësimet tuaja. Transkriptuesit tanë profesionistë kanë fituar përvojë ndër vite për të plotësuar nevojat tuaja, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë të transkriptimit në gjuhën shqipe.
Mos hezitoni të porosisni shërbimin tuaj të transkriptit në shqip tani
Transkriptuesit me përvojë në gjuhën shqipe
Si gjuhë zyrtare në Shqipëri, Republikën e Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut, shqipja është një nga gjuhët kryesore të Ballkanit, me mbi 7.5 milionë folës dhe në diasporën shqiptare në Amerikën Veriore dhe atë Jugore. Që skedarët tuaj audio ose video në gjuhën shqipe të arrijnë edhe këtë audiencë në rritje, mbështetuni te TranscriptionServices.com. Me transkriptet tona në shqip ose anglisht, ju mund të shtjelloni më tej kërkimin tuaj, të krijoni materiale informative, të përmirësoni projektet tuaja SEO dhe më shumë.
Cilësia e transkriptimit është premtimi ynë numër një
Për transkriptet tuaja në shqip, a do të dëshironit të punonit më mirë me amatorë apo me një ekip me përvojë që punëson transkriptues profesionistë, përvojë të cilën e kanë fituar ndër vite? Zgjedhja është e qartë. Dhe mos u shqetësoni për transkriptimin nëpërmjet pajisjes; megjithëse nuk është mjaft i saktë në vetvete, është një mënyrë e shkëlqyer për të përshpejtuar transkriptimin. Sa herë që punojmë me transkriptim të automatizuar, ne gjithmonë sigurojmë që transkriptuesit tanë profesionistë të kontrollojnë me kujdes që rezultatet të jenë të një cilësie maksimale.
Duke përdorur njerëzit si transkriptues, ne sigurojmë transkriptime të sakta edhe kur në skedarët tuaj audio kemi folës që flasin njëkohësisht, terminologjia është teknike ose cilësia e tyre është e dobët. Në mënyrë të ngjashme, ju mund të na dërgoni skedarë me folës të gegërishtes, toskërishtes ose të një dialekti tjetër të shqipes. Ndonëse softueri nuk mund ta njohë gjuhën shqipe, transkriptuesit tanë mund dhe do të sigurohen që transkriptet tuaja të jenë të sakta.
Transkripte shqip fleksibël dhe të personalizuara
A kërkoni diçka specifike për projektin tuaj? A keni nevojë për ta personalizuar atë? TranscriptionServices.com ofron një gamë të gjerë opsionesh për transkriptet tuaja. Duke qenë se ne ofrojmë edhe shërbime përkthimi, ne mund të ofrojmë transkripte në shqip dhe anglisht. Ne punojmë me klientë në fusha të ndryshme dhe mund të ofrojmë shërbime transkriptimi shqip me në fokus çështjet e biznesit, ato mjekësore, akademike dhe më shumë. Me ekspertët tanë të gjuhës, ne mund të punojmë gjithashtu me skedarë audio që përmbajnë fjalime me cilësi të dobët, folës që flasin njëkohësisht dhe të paqartë ose terminologji të specializuar.
Sigurohuni që të punoni me transkriptues që kanë përvojën dhe ekspertizën e nevojshme për të përfunduar projektin tuaj, duke ua besuar skedarët tuaj audio ose video TranscriptionServices.com. Ne do t’ju sigurojmë transkriptet e personalizuara brenda afatit të caktuar nga ju. Ne garantojmë gjithashtu që puna juaj do të ruhet në mënyrë konfidenciale. Nëse kjo është ajo që po kërkonit, atëherë duhet të na dërgoni klipin tuaj audio ose video tani.
Ne transkriptojmë skedarë audio dhe video nga e gjithë bota, duke përfshirë qytete si Tirana, Durrësi , Prizreni , Prishtina dhe Stambolli. Pavarësisht se ku jeni, ne jemi këtu për t'ju mbështetur.